Leskaj-Spiropalit: Ju duhet t’i shërbeni qytetarëve shqiptarë, jo “Skënderbeut” tënd!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, gjatë fjalës së tij, në seancën e sotme plenare i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar se roli i saj si kryetare është të shërbejë për interesin e qytetarëve dhe jo për të udhëhequr Kuvendin sipas interesave të ngushta të Edi Ramës.

Leskja iu drejtua Spiropalit se, ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figurë 2, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja ‘t’i shërbeni sa më mirë Skënderbeut.

Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si mazhoranca ka menaxhuar punimet e Kuvendit dhe ka kërkuar një angazhim më të madh për të përfshirë opozitën në proceset vendimmarrëse të rëndësishme për vendin.

Në rast se ju vazhdoni të realizoni objektivat formalisht, vazhdoni, por kjo nuk është as e drejtë, as e ndershme, as në respekt të deputetëve.

Këshilli Kombëtar i Integrimit ju thoni se vazhdon të mbetet organi më i lartë këshillimor, për çështjen e integrimit gjithpërfshirës për grupet e interesit, por kur nuk na jepet mundësia ne deputetëve të diskutojmë, qoftë për raportin, ku është platforma mërekombëtare e gjithpërfshirëse?

Ky këshill e nxit veprimtarinë për të nxitur bashkëpunimin mes forcave politike dhe ju jeni të detyruara të dëgjoni edhe deputetët e opozitës sa i përket problemeve të integrimit.

Ju nuk mund t’i gënjeni deputetët e opozitës me raportin, kjo është në vazhdën e propagandës që ju keni realizuar nga dita e parë deri te dita e fundit.

Më vjen keq por më duhet ta pohoj, ju në mbyllje të legislaturës keni një mori ligjesh të paraqitura nga deputetët të opozitës dhe nuk i keni marrë fare në konsideratë.

Ju e kishit për detyrë të kalonit në seancë me normalisht me kartonin e shumicës së votave që keni ti rrezoni dhe kjo është një minus për ju.

Ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figura 32, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja, t’i shërbeni sa më mirë “Skënderbeut”.

Ju duhet t’i shërbeni qytetarëve shqiptarë, jo atij”, tha Leskaj.

About Redaksia

Check Also

Zbardhen mesazhet: Hoteli është i Veliajt

Këtë të enjte, në procesin e dosjes “5D” për të dëshmuar ishte Jona Bejko, e …