Paloka-Ramës: Si Enveri e Pilo… pasi i bënin mutin punëve nxirrnin ndonjë grup armiqësor…

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe deputeti i kësaj force politike ka reaguar me një postim plot ironi për sjelljen e kreut të qeverisë gjatë një takimi në bashkinë e Vlorës.

“E mer “mret”, si ke lënë gja pa kopju babë Enverit dhe barba Pilos…Edhe ata pasi i bënin me nder mutin punëve, nxirrnin ndonjë grup armiqësor dhe ju a rrasnin përgjegjësinë “armiqve”, shkruan Paloka.

Reagimi 

E mer “mret”, si ke lënë gja pa kopju babë Enverit dhe barba Pilos…Edhe ata pasi i bënin me nder mutin punëve, nxirrnin ndonjë grup armiqësor dhe ju a rrasnin përgjegjësinë “armiqve”. E fillonin shqiptarët shanin e mallkonin armiqtë ! Asgjë nuk ndryshonte, përkundrazi gjërat bëheshin edhe më keq po ama populli trim dhe liridashës e kalonte ca kohë duke shfryrë. Kjo vazhdonte deri sa puna bëhej edhe më mut, atëherë nxirrej grupi tjetër armiqësor. Kështu u arrit deri tek kryeministri i asaj kohe që për gati 50 vite kishte ngrënë dardha në kurriz të shokut Enver që ishte krejt naiv e i pafajshëm. Ashtu e shtyu për 50 vjet Enveri, ashtu e shtynë dhe shqiptarët duke shfryrë mbi armiqtë deri sa e gjetën veten krejt pa bukë në bark e brekë në bythë.

Edhe sot vazhdon historia…Po nëse atëherë kishte nga ata që besonin vërtetë çfarë ju përralliste Enveri, sot e dinë të gjithë që këtij vendi mutin ja bën çdo ditë Edvini! Po sidoqoftë “mreti” vazhdon me të veten dhe shqipet po ashtu.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …