OSBE/ODIHR ka rrëzuar legjitimitetin e 11 majit, Rama përpjekje për të ndryshuar raportin

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se ndërkombëtarët janë të informuar për raportin paraprak të OSBE-ODIHR, i cili, sipas tij, rrëzon legjitimitetin e zgjedhjeve me konstatimin se “fusha ishte e pabarabartë”.

Berisha paralajmëroi se raporti përfundimtar do të jetë bazë për veprim konkret dhe se përpjekjet e Edi Ramës për të fshehur shkeljet po dështojnë.

“Ata kanë lexuar sigurisht dhe kanë dijeni, janë të informuar për raportin paraprak të OSBE-ODIHR, i cili zgjedhjet i përmbys vetëm me paragrafin ku thotë se; fusha ishte e pabarabartë.

Pra zgjedhje të drejta nuk pati dhe pastaj i rreshton të gjitha. Por natyrisht duke e nxjerrë nga gjuha diplomatike të gjithë procesin, farsa paraqitet edhe më e shëmtuar.

Konkretisht pritet raporti përfundimtar dhe do qëndrohet fuqishëm mbi çdo rekomandim dhe çdo konkluzion. Por ki parasysh një gjë, që narkoshteti, Edi Rama po bën përpjekjet më të jashtëzakonshme që t’i fshijë gjërat dhe ju garantoj se po dështon”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, Rama duket si kufomë nga kokaina

Rama në Shkup mbrëmë gjatë një takimi me kreun e BDI, Ali Ahmeti. Në foto …