Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se çdo person që nuk zbatojnë ligjin do të mbajë përgjegjësi ligjore pa përjashtim.
Ai vuri në dukje se në ndryshimet e fundit në Tiranë kanë ndodhur dy lëvizje mandate, të cilat janë jashtë ligjit dhe moralit, duke përmendur raste konkrete korrupsioni dhe shkeljeje të ligjit të Presidencës. Berisha denoncoi manipulimin e votave të PD-së në Tiranë, duke theksuar se ndryshimet janë bërë pa asnjë bazë ligjore.
“Cilido që nuk zbaton ligjin, për mua do të jetë përgjegjës para ligjit. Pikë. Ky është komenti im.
Por dallimi është i madh. Nuk kemi lëvizje mandati. Sigurisht nuk duhet të ndodhi, pikë. Qëndroj tek ajo që thashë. Kurse këtu lëvizën dy mandate, jo 1, por 2.
Dhe imagjinoni pak Ceno Klosin. I gjithë grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, Renato Salihi dhe grupe të tjera, duke punuar nën dhe ditë e natë për Ceno Klosin dhe atë drejtorin tjetër, Jahja.
Dhe aq të pangopur sa tani duhet të vidhnin dhe vota. Mund të krahasosh ti atë, jo nuk krahasohen. Mos të krahasojmë gjërat … E thashë dhe njëherë, ligji është ligj dhe nuk lëshoj aty.
Ka një gjë, nëse vure re ti, si e gjetën mekanizmin në Tiranë, si e gjetën ën Tiranë.
Me një njeri që nuk ka ligj as moral, nuk ka. Ka qenë bashkëpunëtor i imi, por e kam shkarkuar për korrupsion Ilir Rusmajlin. Për atë e kam, i cili në urrejtje patologjike, që qëndron aty në kundërshtim me ligjin. Lexoni ligjin e Presidencës.
Ligji i presidencës thotë, këshilltari i presidentit nuk mund të bëjë asnjë punë tjetër, përveç se këshilltar. Kurse ky njeri që nuk ka ligj e as moral, që është si vetja e veta, e ndonjë mik si ai, ky njeri pse dilte viza pak nga kuadrati, siç më kanë sjellë në zyrë me dhjetëra e dhjetëra, ky i quante të pavlerë.
Ato ndryshime që keni parë në Tiranë ju, ato kanë ardhur krejtësisht në rastin e PD-së nga zhvlerësimi i votave të saj, pa asnjë shkak ligjor”, tha Berisha.