Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në 3 qarqet kyesore të vendit, duke akuzuar ashpër ministren Belinda Balluku për vjedhje masive të votave dhe trafikim mandatesh.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se rinumërimi i rreth 2000 kutive në tre qarqet Tagskryesore të vendit nxori në pah “pangopësinë e Belinda Ballukut në vjedhje”, duke e etiketuar atë si “Zeqine Balluku”.
Sipas Bardhit, manipulimi i votave ka qenë aq flagrant, sa janë trafikuar madje edhe mandate deputetësh “në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave”, duke ngritur alarmin se kjo është vetëm një pasqyrë e asaj që mund të ketë ndodhur larg syrit të publikut.
Postimi
Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.
Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.
Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:
80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;
180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;
50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.
Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.