Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen dhe 54-vjetorin e martesës: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre. Në një postim të bërë në Facebook, Berisha e quan këtë datë si ‘ditën e dy festave familjare’, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij.

Ai shpreh gjithashtu mirënjohjen për udhëtimin e përbashkët jetësor dhe rolin e pazëvendësueshëm të bashkëshortes së tij ndër vite.

Postimi në Facebook

Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.

Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!

About Redaksia

Check Also

“Flamingo Mirror” si propaganda në pasqyrë

Nga Luçiano BOÇI Rama premton se “brenda disa javësh” do t’u tregojë shqiptarëve transparencën për …