Dy prej këtyre takimeve kanë qenë me Presidentin e Këshillit të Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.
Me një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se, gjatë këtyre takimeve është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe prezantimin e fakteve për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.
Reagimi i Mediut
Në Porto Portugali gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE pata kënaqësinë të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE si dhe Presidentin e Këshillit të Europës Theodoros Roussopoulos.
Në takim ramë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe prezantuar faktet e manipulimit të zgjedhjeve të 11Majit.