Nafta në Shqipëri 1.75 euro, në Maqedoninë e Veriut 1.19 euro!

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka miratuar një vendim të ri për uljen e çmimeve të derivateve të naftës me pakicë, me një mesatare prej 2,30% krahasuar me vendimin e datës 27 qershor 2025. Ulimi i çmimeve ka hyrë në fuqi që nga ora 00:01 e datës 1 korrik 2025.

Sipas vendimit të ri, çmimet maksimale janë si më poshtë:

  • EUROSUPER BS – 95: 75,50 denarë/litër
  • EUROSUPER BS – 98: 77,50 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-Е V): 69,50 denarë/litër
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë (EL -1): 69,50 denarë/litër
  • Mazut М-1 SU: 39,583 denarë/kilogram

Ulja ka prekur të gjitha llojet e derivateve, ku benzina EUROSUPER BS – 95 dhe 98 u ul me 2,00 denarë/litër, dizeli me 1,00 denarë/litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) me 2,50 denarë/litër. Mazuti ka shënuar gjithashtu një ulje prej 0,605 den/kg.

Ndërkohë, në Shqipëri çmimet e karburanteve deri në datën 1 korrik 2025 kanë mbetur në nivele të larta. Sipas të dhënave zyrtare, çmimet janë:

  • Naftë Diesel 10 PPM: 173 lekë/litër
  • Benzinë Gasoil Ron 95 Octane: 173 lekë/litër
  • Gaz Auto (LPG): 57 lekë/litër

Ndërsa vendet fqinje lëvizin drejt uljes së çmimeve të karburanteve, konsumatorët në Shqipëri vijojnë të përballen me çmime të larta në tregun e brendshëm.

About Redaksia

Check Also

Konferenca e ECR-PE, Mediu: Shqipëria përballet me autoritarizëm dhe shpopullim masiv!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare të organizuar …