Arrestohet në Zvicër miku i Ramës

Këngëtari shqiptar, Noizy është arrestuar në Zvicër, pak pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut. 38-vjeçari do performonte në një klub të njohur nate.

Ndërkohë media zvicerane Watson konfirmon se ai kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

“Policia kantonale e Cyrihut konfirmon arrestimin, sipas kërkesës së Watson.

Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda me Dhunë.

Klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti.

Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor. Akuza ishte për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht.

Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje”, raporton media zvicerane.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Po hakmerresh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se të trokitën në derë për aferat ku je zhytur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin …