Princesha e Edi Ramës

Nga Redin HAFIZI

Zegjineja përfaqëson ata që nuk e votuan Parlamentin në Shqipëri. Madje ajo sjell në Parlamentin Shqiptar hajdutërinë e votës të çertifikuar nga organizma të kontrolluar nga pronari i Zegjinesë. Nga ana tjetër kemi një distancë të zgjeruar shumë. Nuk mund të pajtohet PD me PS në këtë mentalitet për votën. Kandidatët e PD po luftojnë për verifikim 100% të vullnetit të qytetarëve dhe lider në këtë kauzë mbetet Aulon Kalaja. Ky aktivist i votës po ngrihet mbi pushtetin e kryeministrit dhe kryetarit të çdo partie, pasi aktivizmi bazuar në principe është më i fortë se aktivizmi në bindje politike.

Për principe kushdo jep gjithçka dhe për politikë gjithnjë ka limite pasi të dalin krerë që të detyrojnë të bindesh dhe të tradhëtosh principet. Këtu ushqejmë liderë me ide që rrjedhin nga sëmundje psiqike. Mbretërit nuk zgjidhen përmes votës, por ata vendosin në bazë të pronave që kanë dhe në fakt i gjithë vendi është pronë për mbretërit pasi ata besojnë në pushtimet. Pra Rama sot është mbret në Shqipëri dhe e ka legalizuar statusin përmes korporatës së investimeve. Ai, pra Edi mbret mund të marrë çdo copë tokë në pronësi të të tjerëve dhe ta shndërrojë në pronë të korporatës pa pyetur qytetarët dhe pa bërë minimumi një referendum.

Në regjimin e Ramës referendumi është fjalë e papranueshme pasi në regjimin e Ramës vullneti i qytetarit nuk mund të rrespektohet. Rama i urren Shqiptarët e lirë. Ai ngriti një sistem që të furnizojë regjimin me njerëz të përdorshëm. Sot Rama na dha produktin më perfekt të antivotës, pra Edi na solli Zegjinenë, një thithëse e mirë për tubin e propagandës së Edi Ramës. Ajo është profesioniste në atë që bën dhe ajo e din se çfarë bën, por fatkeqësisht gjithçka e bën për kënaqësinë e saj dhe nuk sjell ide për njerëzit që ajo u mundua të përfaqësojë.

Madje kjo është arsyeja pse ajo humbi, pasi njerëzit votuan për një tjetër kandidate që në jetë kishte fituar shumë. Fituesja kishte marrë një diplomë dhe kishte hapur bisnesin e saj. Ajo i ishte bashkuar socialistëve ndoshta për trashëgimi ose dashuri. Ndërkohë vjen Zegjineja që të ndryshon ëndërrat e tua për një Shqipëri të begatë.

Zegjineja lufton për një Shqipëri karagjozësh, pra një Shqipëri me mbretër dhe kllounë të mbretit. Pra, edhe pse një vajzë farmaciste me diplomë dhe e aftë të mbronte komunitetin siç duket edhe nga votat ka fituar besimin e njerëzve, Edi Rama ndërhyn dhe deklaron si deputete kllounin e tij Zegjine. Kjo është simboli i shumë aktivisteve përreth Ramës në të shkuarën si Manastirlliu apo Elisa Spiropali dhe së fundmi Belinda Balluku.

Të shkosh në parlament pa u votuar nga qytetarët atëherë je në shërbim të kryetarit dhe kurrë nuk mund të thuash se përfaqëson ata që të votuan. Kjo Zegjine përfaqëson ata që nuk e votuan, pasi kështu erdhi në parlament dhe kjo tregon se Shqipëria po shkon në rrugën e gabuar.

About Redaksia

Check Also

Përse Rama po kërkon “azil politik” në BE?!

Nga Iva V.GRILLO Në muajt e sidomos në javët e fundit është bërë e lexueshme …