Kryetari i PD, Sali Berisha, vlerësoi qëndrimin e prokurores së Shkodrës, duke e cilësuar si një akt dinjitoz në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.
Ai theksoi se, pavarësisht se nuk e njeh personalisht prokuroren dhe as emrin e saj, deklarata zyrtare që ajo publikoi ishte një dëshmi e qartë se veproi si përfaqësuese e ligjit dhe si zyrtare shtetërore me integritet.
“A jam unë këtu për të dhënë mendime për gjyqtarët dhe për këtë e atë?
Nuk jam unë këtu për atë çështje.
Aty janë me dhjetëra gjyqtarë.
Ja për shembull, unë lavdëroj shumë prokurorin e Shkodrës, që nuk e njoh, as me emër nuk e di kush është, por me komunikatën që kishte bërë dje, ai ose ajo, kishte dëshmuar se ishte njeri i ligjit dhe Kushtetutës.
Unë gjykoj sipas aktit.
Akti i atij ose i asaj prokuroreje, ishte një akt dinjitoz i një zyrtari të shtetit, që i thoshte kreut të organizatës kriminale se nuk mund të dënohet kush, nuk mund të ndiqet kush pa fakt penal.
Kurse ky mafioz fliste me veten… dhe atë e ka për të hequr vëmendjen nga gjëma që i bëri Elbasanit.
Kurse, kjo prokurore bëri një akt dinjitoz”, tha Berisha.
