Rama nuk shkarkon asnjë Drejtor në Bashkinë e Durrësit sepse i ka zgjedhur Karteli

Rama ka vijuar me takimet e radhës ditën e sotme në bashkitë e vendit.

Pas Fierit, ku ishte pak orë më parë dhe ku kërkoi largimin nga detyra të të gjithë drejtorëve vendorë të bashkisë Fier, Rama ka shkuar në Durrës për një takim në bashkinë e qytetit, me drejtues vendorë dhe me deputetët e qarkut.

Burime bëjnë me dije se Rama në bashkinë e Durrësit ka kërkuar rifreskim dhe ka lënë detyrat përkatëse. Por në dallim nga Fieri dhe Vlora ku ishte ditën e djeshme, Rama nuk ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve vendorë të bashkisë së Durrësit. Takimi i Ramës u zhvillua pa praninë e mediave.

Arsyeja se përse Rama nuk ka shkarkuar asnjë drejtor në Bashkinë e Durrësit është fakti se atje drejtorët janë zgjedhur nga karteli i kokainës së Pojës, Agasi dhe Dako dhe ata janë të paprekshëm.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …