Salianji: U burgosa se denoncova një prej karteleve më të mëdha të drogës të lidhur me pushtetin e Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas daljes nga burgu, në një deklaratë për mediat nga selia e PD theksoi se, burgosja e tij politike është rezultat i denoncimit të një trafikanti droge dhe një sulm ndaj tij për arsye politike.

Salianji tha se burgosja e tij politike, u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve më të rrezikshme të drogës të lidhura me pushtetin, teksa iu referua denoncimit për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj.

Sipas Salianjit, burgosja politike e tij, ishte një mesazh për kolegët deputetët të PD apo edhe vetë qytetarët.

Pjesë nga deklarata

U riktheva përsëri në të njëjtën sallë në të cilin bëra denoncimin e famshëm…prej muajsh bëra burg për asnjë arsye. Nga kjo seli u nisa vetë për të kryer dënimin politik në burgun e Fierit. Sot fatkeqësisht jemi me të njëjtat sëmundje që ka Shqipëria me një Shqipëri që edhe me dënimin tim nuk pati ndonjë benefit, por pati regres. Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes të një prej karteleve më të mëdha të drogës të lidhura me pushtetin. Pushteti i Ramës dhe pushteti që buron tani më nga këto lidhje dhe dënimi politik ishte për të dhënë mesazh ndaj kolegëve dhe qytetarëve që kush do që ëhstë kundër qeverisë do ta pësojë. Kam dalë nga burgu pasi kreva dënimin politik. Është sakrificë e bërë nga unë në dobi të interesit publik. Është i pari rast në 34 vite që një individ dënohet për kallëzim të rremë, kur s’ka pasur fare kallëzim, veç denoncimit publik.

Vuajta 10 muaj burg për arsye politike. Për arsye se denoncova një trafikant droge. Është edhe një vetëdemaskim për të më nxjerrë në këtë periudhë. Kam pasur fitore përballë Edi Ramës në çdo zonë. Besoj se është një burim frymëzim për mijëra demokrate që do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri të inkriminuar.

Siç e dini do shkoj të falënderoj një zonë zgjedhore në fshat të Fierit për të treguar se në Shqipëri ka shembuj me besnikëri ja dalin të fitojnë. Do filloj nga ky moment. Sot do bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia. Është një betejë e fituar. Për shkak të frikës të regjimi se do humbte zgjedhjet bëri këto që bëri. Do komunikojmë në seli.

E dini që burgu nuk i urohet as hasmit. Sot kam një background tjetër e ndiej në lëkurë padrejtësinë që ndjejnë qytetarët. Nuk kam bërë burg për vjedhje, as për krim. Ka qenë për arsye politike. Denoncova një të dënuar trafikant ndërkombëtar droge dhe vuajta burg. Pasojat, një i lirë prej 7 vitesh shkoi dhe u dorëzua. Nga ana regjimit kam qenë këtu prej 10 muajsh”, ths Salianji.

Trupa gjykuese vendosi ditën e sotme që Salianji të lirohet, pasi raporti i shërbimit të provës për Salianjin ka dal pozitiv. Pas publikimit të raportit, prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë që ish-deputeti të dalë nga burgu.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …