CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 50

Strazimiri: Rama gjithçka po e bën me arrogancë, si vagabond! Nuk e ka problem të shkarkojë drejtorë apo kryetarë bashkishë…

Deputeti i zgjedhur i PD, Gent Strazimiri në një intervistë në Ora News u shpreh se kryeministri Rama nuk e ka problem që me një të rënë të lapsit të heqi dhjetra e mijëra drejtorë kudo jo vetëm në bashkinë e Vlorës.

“Unë mendoj se ai vazhdon t’i frymëzojë sepse nëse biem dakord që në 11 maj pjesa më e madhe e shqiptarëve për herë të katërt e kanë dashur pikërisht se është ky që është, se ky i frymëzoi po vazhdon t’i frymëzojë.

I frymëzon sipas metodës së tij të vjetër, ‘hiqi bukën, shtoji drunin’.

Atë po bën, po e bën me arrogancë, po e bën si vagabond çka e bën edhe më të shëmtuar këtë situatë.

Është ajo që e kamë thënë vazhdimisht, është një popull që nuk zgjedh dot më.

Është një popull i detyruar t’i thotë amin për gjithçka thotë.

Ta durojë në të gjithë vagabondazhin që bën në Cërrik, në Elbasan, në Vlorë dhe kudo tjetër.

Kështu që në këtë fazë jemi katandisur.

Ai është gjithçka.

Ai detyron prokuroinë të arrestojë të pafajshëm.

Ai detyron gjykatën të lirojë kriminelë.

Sigurisht që nuk e ka problem të shkarkojë kryetarë bashkish, apo të mbajë kryetar bashkish.

Nuk e ka problem që me një të rënë të lapsit të heqë dhjetra mijëra drejtorë kudo jo vetëm në bashkinë e Vlorës”, tha Strazimiri.

About Redaksia

Check Also

Afera e “hangarit” 21.2 milionë euro/ Çfarë ndodhi në takimin e Pacollit me Ramën dhe Ballukun

Gazment BARDHI Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. …