Vota e diasporës/ Berisha: Disa zarfe të dorëzuara kanë yllin e PS në vend të firmës! KQZ të na dorëzojë me urgjencë të gjithë dokumentacionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sërish skandalin lidhur me votat e diasporës, duke deklaruar se disa zarfe të dorëzuara nga Greqia kanë yllin e Partisë Socialiste në vend të firmës.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se qindra zarfe janë pa firmë, një pjesë me vetëm një vizë, dhe disa të tjerë me simbolin e PS-së. Ai kërkoi me urgjencë nga KQZ dorëzimin e të gjithë dokumentacionit për këto zarfe, duke akuzuar institucionin për mbajtje të informacionit sekret.
“Partia Demokratike nuk njeh vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe po bën gjithçka dhe do bëjë në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për të hedhur poshtë vlefshmërinë e zgjedhjeve
Kjo është evidente. Ja çfarë ndodh.
Këto zarfe janë pa firmë.
Këto janë zarfet e Greqisë.
Por janë tre kategori.
Një sasi janë pa firmë fare. Qindra.
Një sasi tjetër kanë vetëm një vizë, do ua paraqes herën tjetër.
Një sasi tjetër që janë dorëzuar kanë yllin e Partisë Socialiste në vend të firmës.
Ne i kemi zbërthyer.
Dhe t’u them këtu, i kërkoj KQZ-së të dorëzojë me urgjencë të gjithë dokumentacionin e zarfeve të dorëzuara nga votuesit se atë nuk e dorëzojnë, e mbajnë sekret.
Kemi dy javë që e kërkojmë.
Se ka një gjë, ky është zarfi që ka shkuar. Ky është dokumenti që është dorëzuar pa firmë në zyrat e PS.
Por tani ne do analizojmë edhe kthyesit e zarfeve. Zarfet e kthyera. Ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e tyre.
Nuk po i nxjerrin akoma.
Kemi bërë kërkesë me shkrim, në përputhje me ligjin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …