Berisha: Filiali shqiptar i DHL është i korruptuar, kanë ndarë milionat me PS-në!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të filialit shqiptar të postës DHL. Në konferencën me median këtë të mërkurë, kryedemokrati Berisha tha se ky filial është i korruptuar dhe si i tillë, milionat i ka ndarë me Partinë Socialiste.

Duke  e ilustruar me prova e fakte, masakrën elektorale që është bërë me votën e diasporës, Berisha tha se firmat e vendosura në zarfe janë të falsifikuara, ndërsa shtoi se kjo do të kërkonte një ekspertizë të kaligrafisë për ta nxjerrë më të saktë.

“Firmat janë 90 përqind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar.

Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht.

Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë.

Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar.

Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Nuk janë pranuar.

Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta.

Kjo është…

Bëhet fjalë për mijëra e mijëra.

Tani të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe.

Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash.

Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot.

Jo, ky është një krim i shëmtuar.

Po është filiali shqiptar i tillë se kjo është një postë me reputacion botëror. Por filiali shqiptar është një degjeneratë, i korruptuar, i PS-së, që vepron në këtë mënyrë.

Kjo është e gjithë puna”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …