Sërish për Irenën me tre mbiemra…

Nga Adriana KALAJA

Ashtu siç Jua kam bërë me dije, sot të gjithë dosjen në ngarkim të gjyqtares me 3 mbiemra, Irena – Maneku – Spata – Gjoka, e kam depozituar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, nisur dhe nga “vesi” që kam unë për ti shkuar gjërave deri në fund, kjo dosje do i përcillet edhe Senatit, Kongresit dhe Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amërikës.

Për të mos Ju lodhur me fakte dhe të dhëna që Ju tashmë i dini, po Ju vë në dispozicion REZYME-në që i kam drejtuar kësaj ambasade sipas fotove nga 1 në 12.

Ndërkohë që ne jemi njohur me përgjigjen nga ana e SPAK për fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena – Maneku – Spata – Gjoka, pyetjet legjitime që kam ngritur në këtë rezyme janë se:

  1. Këtë Reformë në Drejtësi, me gjyqtarë të dënuar ka mbështetur me para, eksperiencë dhe burime njerëzorë SHBA?
  2. A mund të jetë gjyqtare, aq më shumë në një nga gjykatat më të rëndësishme në vend një shtetase e dënuar dhe që ka refuazuar e vijon ta refuzojë dënimin e saj?
  3. A nuk duhet që ndaj kësaj gjyqtareje fillimisht të meren masa sigurimi si ajo e arrestit apo pezullimi nga detyra për shkak të detyrës që mban të cilat paraqesin rrezikun e:

– Fshehjes, manipulimit dhe tjetërsimit të provave;

– Intimidimit të dëshmitarëve.

Dhënia e përgjigjeve lidhur me pyetjet e mësipërme, na tregon qartazi jo vetëm dështimin e thellë të kësaj reforme, por njëkohësisht edhe uljen e ndjeshme të besimit të publikut ndaj saj, se aksesin për drejtësi e kanë humbur me kohë (mjafton të shihni numrin prej 140 mijë të dosjeve stok).

Gjithashtu, po Ju paraqes edhe një pjesë të dokumentave që kam përcjellë sot në Ambasadën e SHBA (pa përfshirë ato të vettingut pasi do jenë pjesë e një procedimi tjetër), si:

  1. Kërkesë datë 16.12.2024, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.
  2. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/3 Prot datë 19.12.2024, nga Prokuroria e Përgjithshme.
  3. Kërkesë datë 17.01.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.
  4. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/42 extra Prot datë 23.01.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.
  5. Kërkesë datë 25.01.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.
  6. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/44 extra Prot datë 27.01.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.
  7. Kërkesë datë 18.02.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.
  8. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/45 extra Prot datë 19.02.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.
  9. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/47 extra Prot datë 21.02.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.
  10. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/48 extra Prot datë 24.04.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.
  11. Kërkesë datë 05.05.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.
  12. Kërkesë datë 30.12.2024, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.
  13. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 2119/7 Prot datë 17.01.2025, nga Ministria e Drejtësisë.
  14. Kërkesë datë 17.01.2025, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.
  15. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 216/1 Prot datë 30.01.2025, nga Ministria e Drejtësisë.
  16. Kërkesë datë 05.05.2025, drejtuar Inspektorit të lartë të Drejtësisë.
  17. Kërkesë datë 05.05.2025, drejtuar Z. Altin Dumani me cilësinë e Komisionerit Publik.
  18. Kallëzim penal datë 05.05.2025 ndaj gjyqtares Irena Gjoka etj depozituar në SPAK.
  19. Kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja me të kallëzuar Kryeministri Rama etj.
  20. Kërkesë datë 22.06.2025, drejtuar Z. Altin Dumani për informacion lidhur me kallëzimin e bërë nga gjyqtares Irena Gjoka etj.
  21. Kthim përgjigje datë 02.07.2025 sipas shkresës Nr. 22767 Prot./(B.M) nga ana e SPAK.
  22. Vendimi nr. 1937 Rregj. Them. datë 20.02.5025 i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka vendosur se kompetente për hetimin dhe gjykimin e Kryeministrit etj., e ka SPAK dhe GJKKO.
  23. Vendimi nr. 171 datë 15.04.5025 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, marë nga Irena Gjoka.
  24. Kthim përgjigje datë 02.07.2025 sipas shkresës Nr. 22767 Prot./(B.M) nga ana e SPAK.
  25. Vendimi nr. 00-2025-845 datë 22.05.5025 i Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar vendimin nr. 171 datë 15.04.5025 të Gjykatës Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, marë nga Irena Gjoka.
  26. Vendimi nr. 394 datë 18.06.5025 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
  27. Vendimi penal i përkthyer në shqip nr. 1447/2005 dhënë nga Gjykata Penale e Janinës.
  28. Prokurë Nr. 576 Rep dhe Nr. 156 Kol datë 31.03.2003, lëshuar para noterit Fejzo Behaj, me seli në qytetin e Fierit.
  29. Vendimi administrative i përkthyer në shqip nr. 15314/2004 dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Athinë.

Një gjë Ju siguroj se:

Do i shkohet deri në fund kësaj beteje, pasi qytetarët e Shqipërisë nuk e meritojnë të drejtohen dhe gjykohen nga banditë, mafiozë e kriminelë.

E unë kam dhënë prova për këtë.

Shihemi së shpejti…..

Kush e ka rradhën?

About Redaksia

Check Also

Edi Rama si pronari i idiotëve

Nga Tomorr ALIZOTI E gjithë fuqia e tij vjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Shumë analistë politikë …