Diktatura e Ramaduros

Nga Redin HAFIZI

Shqipëria është kthyer në mumje. Edi Rama po e mbyt Shqipërinë dhe zgjidhja e qytetarëve është që të zgjedhin për të marrë frymë e jo të mbyten në idetë se nëse do të krijohet fryma. Frymën e ka krijuar Zoti dhe ne na mbetet vetëm ta pranojmë.

Shqipëria është komplet e mpirë dhe drejtohet vetëm nga duart e një individi. Ndërkohë që Shqiptarët janë kthyer në të vdekur dhe të pakallur. Nëse nuk të njihet e drejta e pronës, nuk të njihet e drejta e prosperimit në mënyrë të ligjshme, pra nuk të njihet e drejta për të jetuar. Në këto kushte kemi individë që nuk marrin pjesë në vendimmarrje, pasi është e qartë se kur të gjithë qytetarët nuk lejohen të votojnë drejt, atëherë janë qytetarët që të zgjedhin për të jetuar duke marrë frymë apo duke u dukur duke mos marrë frymë. Kjo ndodh pasi në Shqipëri nuk ka lëvizje apo frymëmarrje dhe kjo ndodh se çdo gjë në Shqipëri lëviz sipas ndjenjave dhe ideve të liderit.

Pra, Shqipëria nuk ka demokraci, nuk merr frymë dhe si rrjedhim është e vdekur, por të gjithë e shohin që ekziston pasi Shqipëria është mumifikuar dhe nuk reagon. Ndërkohë që vrasësi i Shqipërisë, kryeministri Rama, kërkon që këtë mumje ta paraqesë si një fasadë dhe jo si thelb. Kur Rama paraqet fasadën në Europë, ai lufton thelbin e ndërtimit të shtetit në Shqipëri. Rama shkatërron dhe injoron kushtetutën. Rama nuk rrespekton ndërtimin e sistemit. Rama ulërin për ligje, por shpesh ligjet janë antikushtetues dhe këtë po kërkon të bëje edhe me pronën kur duket qartë se ai kërkon të rishikojë dokumentet e pronësisë.

Ka patjetër probleme në dokumentat e pronësisë dhe gabimi ndodhi që në vitin 1992 kur e vetmja zgjidhje ishte “PRONA PRONARIT”. Kjo nuk u bë dhe tani i jep të drejtën Edi Ramës të abuzojë dhe të vrasë shpresën e çdo Shqiptari. Sot Edi Rama i ka dhënë vetes të drejtën që të rikonfirmojë “interesin publik” si justifikim për sekuestrim dhe ta bëjë çdo pronar “të përkohshëm”, nëse shteti vendos ndryshe. Një model i ngjashëm është zbatuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ku pronat u shtetëzuan me dhunë dhe pa dëmshpërblim. Rama kërkon të rikthejë modelin e konfiskimit komunist, duke e legjitimuar përmes ndryshimeve në ligje dhe Kushtetutë. Që në fillim të shtatorit, pritet të diskutohet një paketë e zezë ligjore, që i jep shtetit të drejtën të:

1-) Rishikojë dokumentet e pronësisë.

2-)Justifikojë sekuestrimin me “interes publik”.

Pra në këtë mandat qeverria do të tentojë që t’ua marrë qytetarëve pronat nëse kështu e do “plani kombëtar”. Kjo po e tregon me çfarë ndodh në Theth, por shumë shpejt do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë.

Në Theth, fadromat e IKMT po shkatërrojnë mbi 40 ndërtesa, duke i cilësuar si “ndërtime pa leje”, ndonëse shumë prej tyre janë shtëpi banimi ose objekte me funksion turistik që ekzistojnë prej vitesh. Ndërkohë policia e shoqëruar me forca speciale, ndëshkon popullin vendas përmes dhunës dhe terrorit psikologjik. Megjithatë si të mos mjaftonte gjithçka më sipër, Rama po përgatit ngritjen e një force të re policore të infiltruar nga patronazhistët e PS-së! Kjo polici e re do të ketë këto kompetenca:

1-) Kompetenca të zgjeruara mbi “sigurinë publike”.

2-) Kompetenca të ndjekë e survejojë qytetarët për qëndrimet politike.

Pra kjo strukturë do të veprojë si “syri dhe veshi” i Partisë në çdo lagje dhe çdo familje. Një strukturë politike si ish- sigurimi i shtetit me uniformë, që do të kontrollojë jo vetëm rrugët, por edhe mendimet, qëndrimet, fjalët. Nuk është e rastit që në përvjetorin e 83 të partisë kryeministri Rama deklaroi mbështetjen për kriminelin Gramoz Ruçi. Ky mentor i Ramës ka qenë shefi i fundit i sigurimit të shtetit dhe vrasës direkt i Shqiptarëve që tentonin të largoheshin nga Shqipëria kur kalimi i kufirit nuk u konsiderua më si tradhëti e lartë ndaj atdheut.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama si pronari i idiotëve

Nga Tomorr ALIZOTI E gjithë fuqia e tij vjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Shumë analistë politikë …