E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të dhënë mesazhe të rëndësishmne politike nga Uashingtoni për rëndësinë që ata i kushtojnë luftës së karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.
Përtej fjalëve të kortezisë dhe gjuhës diplomatike për falënderimin e SPAK në angazhimin në këtë betejë duket se mesazhi më i rëndësishëm i amerikanëve për SPAK është në luftën ndaj karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.
Pikërisht për këtë qëllim, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn i ka kujtuar drejtuesit të SPAK, Dumani se “fokusi i Administratës Trump është për ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve dhe organizatave kriminale që bashkëpunojnë me ta” duke i bashkëngjitur njoftimin zyrtar për këtë vizitë në SPAK edhe urdhrin e Departamentt Amerikan të Drejtësisë për luftën ndaj karteleve dhe organizatave kriminale. Natyrisht që pas mesazheve të tilla priten zhvillime.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA
Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë. Lexoni më shumë rreth fokusit të Administratës Trump për ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve dhe organizatave kriminale që bashkëpunojnë me ta: https://www.justice.gov/ag/media/1388546/dl?inline=