Malltezi: Arrestim me urdhër politik i zbatuar përmes nënshtrimit të gjyqtarëve!

Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë për News24, e ka cilësuar arrestimin e tij si një akt të motivuar politik dhe të panevojshëm nga pikëpamja ligjore e njerëzore.

“Në rastin tim nuk ekzistonte asnjë rrethanë e jashtëzakonshme që të justifikonte privimin e lirisë. Ishte një urdhër politik, i zbatuar përmes nënshtrimit të gjyqtarëve”, tha Malltezi, duke theksuar se ndëshkimi i tij kishte si synim goditjen e figurës politike të familjes së tij.

Ai denoncoi gjithashtu sekuestrimin e aseteve të tij: “Jam i vetmi person në Republikë që ditën e parë të arrestimit më janë sekuestruar të gjitha llogaritë bankare, mbi 70% e pronave, dhe më janë marrë të gjitha aksionet në tre kompani private. Më gjeni një bandit që i ka ndodhur gjysma e këtyre brenda një dite”.

Malltezi shtoi se ndaj tij ishte vendosur një garanci pasurore, të cilën e cilësoi si pasojë e “frikës së gjyqtarëve”. Ai mbrojti pronësinë e pasurive të tij, duke theksuar: “Po, kam prona, por kjo nuk është krim, është rezultat i punës time”.

Në një ton personal dhe reflektues, ai shprehu keqardhjen që nuk i ishte gjendur familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë, por shtoi se e kishte përballuar sfidën me dinjitet.

About Redaksia

Check Also

Komplote të reja të fqinjëve ndaj Edi Ramës!!!

Nga Belind KELLIÇI Qeveritë fqinje kanë ndërmarrë disa komplote dhe lëvizje të forta kundër Edi …