Motra e Josif Budos: Kavaja sot kërkon fundin e një tjetër regjimi, largojeni diktatorin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një vizitë në qytetin e Kavajës, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Josif Budo.

Në nder të tij, prezente në këtë përurimin e shtatores së Josif Budës, ishte dhe e motra, Rudina Budo, e cila gjatë fjalës së saj ka kujtuar me emocion natën e 10 korrikut, kur Josifi dha jetën për idealin e lirisë.

Ajo vuri në dukje se edhe pse Josifi u qëllua me armë nga regjimi, ai nuk u tremb dhe as u tërhoq nga ëndrrat për një Shqipëri të lirë.

Rudina Budo: Ju përshëndes të gjithëve dhe mirë se keni ardhur.

Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot për të mbështetur veprën e Josifit që përfaqëson gjithë rininë e Kavajës në ato vite.

Jam pjesëmarrëse e asaj nate, e 10 korrikut që më kujtohet se si në këtë orë, Josifi ishte plot ëndrra e ide për lirinë, me ide për të mposhtur njollën e komunizmit që kishte vite që mbante rininë e mposhtur.

Në darkë, në orën 10, stampistët ‘u turrën’ si qen për t’ia hequr këtë ëndërr rinisë së Kavajës, por Josifi nuk u tremb. Nuk u tremb nga inati i tyre, nuk u tremb nga ideja që të trembte rininë apo të heshtte rinia e Kavajës.

Ato 3 plumba nuk e rrëzuan Josifin, por të nesërmen kavajasit i thanë Josifit: ‘Ne jemi me ty, ne do t’i çojmë përpara idealet e tua dhe do e mposhtim një herë e përgjithmonë diktaturën nga Kavaja e nga e gjithë Shqipëria.’

Jam falënderuese që Kavaja i ra fuqisë gjakut të Josifit që të triumfonte, e duam Shqipërinë me ëndrrat e Josifit, dinjitetin e bashkimin dhe Kavaja është shembull i një populli të bashkuar e një ideali të vetëm: ‘Vetëm në Liri, ka siguri. Nëse nuk jemi të lirë, nuk ka liri për të rinjtë.’

Edhe një herë tjetër, Kavaja merr forcë e largojeni edhe një herë tjetër atë që është diktator!

About Redaksia

Check Also

“Flamingo Mirror” si propaganda në pasqyrë

Nga Luçiano BOÇI Rama premton se “brenda disa javësh” do t’u tregojë shqiptarëve transparencën për …