Sot njerëzve u duhet opozita

Arben MESHI
Kur do prishej pallati që ndërtoj Dash Peza në mes të Tiranës, i cili ishte në paligjshmëri. Kryebashkiaku i atëhershëm çoi policinë bashkiake për ta mbrojtur, duke e kundërvënë me policinë e shtetit, dhe përfundimi dihet , ai ndërtim nuk u shëmb.
Sot deputetët shqiptarë ata që ishin dhe ata që u zgjodhën me 11 Maj, duhet të jenë kudo të ndarë në grupe,në çdo qytet apo fshat,krahas banorëve bisnesit të vogël, që të mbrojnë djersën dhe mundin e njerëzve që po ju shkatërrohet e ardhmja, që nga Thethi deri në Vlorë.
Ndoshta janë në paligjshmëri, por ndëshkimi duhet të fillojë nga ata që i lejuan për vota, tërë këto vite ,që morën ryshfete për këto struktura,që ishin të kripura gati baraz me vlerën e investimit, dhe krijuan dhe kalvarin e lejeve të ndërtimit që e merr më me zor se sa fiton llotarinë, dhe të kushton njëlloj pothuaj me rryshfetin e ndërtimit pa leje .
Ndëshkimi duhet të fillojë nga KM njëherash KBashiak i cdo qyteti, dhe adminstrator i çdo pallati në Shqipëri pastaj te ata që imvestuan gabim me lejen e këtyre që i mbajnë peng para çdo palë zgjedhjesh.
Sot këtyre njerëzve ju duhet Opozita, ndërsa nesër këta njerëz i duhen Opozitës dhe këta nuk mund ti blejë asnjë lekë apo “leje” për paligjshmëri nga pushteti i sotëm kandidat për diktaturë

About Krye Redaktor

Check Also

Komplote të reja të fqinjëve ndaj Edi Ramës!!!

Nga Belind KELLIÇI Qeveritë fqinje kanë ndërmarrë disa komplote dhe lëvizje të forta kundër Edi …