Tallja me kriteret e drejtuesit të BKH/ Sot u testuan për pompa dhe palosje, nesër për ese

Tallja me testet e drejtuesit të ri të BKH ku testohen jo për integritetin profesional, po se sa pompa bën njëri dhe se sa palosje bën tjetri. Një idiotësi e regjimit, a thua se drejtuesi i BKH do të dalë në ring me banditët.

Lexoni njoftimin zyrtar

Në përputhje me nenin 38, pika 2, shkronja ‘d’, të ligjit 95/2016, sot u zhvillua faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht Testi i Aftësisë Fizike (TAF).

Testimi nisi në orën 07:00 në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë.

Shtatë kandidatët pjesëmarrës, ishin njoftuar më herët për modalitetet e zhvillimit të testit dhe përfunduan të gjithë komponentët përbërës të tij.

Testi synonte vlerësimin e forcës fizike dhe rezistencës:

Numrin maksimal të palosjeve (në një minutë);

Sprintin 300 metra, (i matur me kohë)

Numrin maksimal të pompave (pa kufizim kohor)

Vrapin 2.4 km, (i matur me kohë).

Zhvillimi i testit u monitorua nga një ekip mjekësor për të vëzhguar mbarëvajtjen e tij.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, për të garantuar transparencën dhe ruajtjen e standardeve të procesit.

Pas përfundimit të kësaj faze, do të vijohet me fazën e tretë, e cila konsiston në zhvillimin e një eseje me shkrim dhe testit të arsyetimit logjik.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Thethi terror dhe zhurmë për të mbuluar farsën elektorale!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor për dy standarde në …