Berisha: Ramaduro është vetë kryeministër, vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie!

Lideri i Opozitës, Sali Berisha, u shpreh në konferencën me gazetarët se marrja e kompetencave të Ramës në pushtetin vendor, është akt i rëndë kushtetues dhe një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonalee të Këshillit të Europës.

Berisha tha se, është një shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006 që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë qendrore të mos bëj asnjë ndryshim në vendimet e qeverisë vendore.

“Nuk ka diskutim që marrja e kompetencave të qeverisë vendore nga qeveria qendrore është një akt i rëndë antikushtetues dhe është një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të firmosur nga Shqipëria.

Është një shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006 që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë qendrore të mos bëj asnjë ndryshim në vendimet e qeverisë vendore.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në atë vendim që për objeksionet që mund të ketë qeveria qendrore, ajo nuk mund të ndërhyjë në asnjë rrugë përveçse përmes gjykatave. Ta padisë në gjykatë.

Ramaduro është vetë kryeministër, vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie, ndaj ai sillet në këtë mënyrë.

Por pse unë vazhdoj dhe do të vazhdoj në këto denoncime?

Midis të gjitha të drejtave, fjala e lirë dhe vota e lirë janë të drejtat më themelore.

Të gjitha të tjerat vijnë pas.

Unë nuk ua lexova ju raportin se çfarë thotë për mediat dhe fjalën e lirë. Çfarë thotë për AMA-n dhe kontrollin nga qeveria dhe që janë shumë të rënda.

Por po merrem gjithnjë me votën, pa të cilën nuk ka demokraci.

Pa të cilën nuk ka shtet ligjor.

Shteti ligjor, kushtetutshmëria, liria dhe të drejtat bazë kanë në themel votën e lirë, vullnetin e lirë të qytetarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …