Çështja nuk është ‘sa janë’, por ‘kush janë këshillëtarët’…?
Janë ata që i dimë të gjithë!
Janë të gjithë ata që i dëgjoni nëpër studio në “prime”, duke lëvduar faktin që kullat qindra-katëshe janë zhvillim, por që kurrë nuk pyesin
* “a ka mjaftueshëm ujë të pastër për t’i furnizuar?”, * “a ka mjaftueshëm kanalizime për të përballuar ujrat e zeza që do prodhojnë?”…?
Sikur vetëm KAQ! Pa i hyrë debatit
* “a janë pare droge?”,
* “a e dëmtojnë ekonominë reale?”
* “a janë shkak për falimentimin e mijëra bizneseve?”
* “a janë shkak për “dobësimin” e euros?”
Janë “gazetarët” që “autocensurohen”!
Janë “analistët”, “opinionistët” e “politologët” që shpjegojnë “çudira” natë për natë, e që kurrë nuk u rezulton se përgjegjës është ky që sot “çuditet” se sa shumë këshillëtarë paska një drejtor UKT-je…
Janë gratë, motrat, kunatat apo dashnoret e prokurorëve, gjyqtarëve, policëve e që duhet ta ndalonin e të fusnin në burg “drejtorët” abuzues…
Paguhen të gjithë me lekët që të mungojnë ty për të paguar faturat… duke nisur nga fatura e ujit…🤷♂️
Ti e di… dhe hesht!!!
Ky që tall “edin” me ju prej 12 vitesh, e që do vazhdojë ta tallë edhe 4 të tjera, është “kryeinxhinieri” i kësaj “UKT-së” për të cilën po flet…
KAQ!