Çështja nuk është “sa janë”, por “kush janë këshillëtarët”…?

Nga Gent STRAZIMIRI

Çështja nuk është ‘sa janë’, por ‘kush janë këshillëtarët’…?

Janë ata që i dimë të gjithë!

Që paguhen me lekët tona, të cilat duhet të shkonin për investime në rrjetet e kanalizimeve të qyteteve që po rriten e po bëhen “me kate”…

Janë të gjithë ata që i dëgjoni nëpër studio në “prime”, duke lëvduar faktin që kullat qindra-katëshe janë zhvillim, por që kurrë nuk pyesin

* “a ka mjaftueshëm ujë të pastër për t’i furnizuar?”, * “a ka mjaftueshëm kanalizime për të përballuar ujrat e zeza që do prodhojnë?”…?

Sikur vetëm KAQ! Pa i hyrë debatit

* “a janë pare droge?”,

* “a e dëmtojnë ekonominë reale?”

* “a janë shkak për falimentimin e mijëra bizneseve?”

* “a janë shkak për “dobësimin” e euros?”

Janë “gazetarët” që “autocensurohen”!

Janë “analistët”, “opinionistët” e “politologët” që shpjegojnë “çudira” natë për natë, e që kurrë nuk u rezulton se përgjegjës është ky që sot “çuditet” se sa shumë këshillëtarë paska një drejtor UKT-je…

Janë gratë, motrat, kunatat apo dashnoret e prokurorëve, gjyqtarëve, policëve e që duhet ta ndalonin e të fusnin në burg “drejtorët” abuzues…

Paguhen të gjithë me lekët që të mungojnë ty për të paguar faturat… duke nisur nga fatura e ujit…🤷‍♂️

Ti e di… dhe hesht!!!

Ky që tall “edin” me ju prej 12 vitesh, e që do vazhdojë ta tallë edhe 4 të tjera, është “kryeinxhinieri” i kësaj “UKT-së” për të cilën po flet…

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Kozma Dushi dhe lufta në Vietnam

Nga Agim XHAFKA Ka vite që Rama më bën të qesh. Nuk gënjej që dhe më …