Malltezi: Jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Taulant Ballës, e pranoi edhe SPAK

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë për Ora News, hodhi dritë mbi procesin për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Ai u shpreh se procesi i nisur fillimisht me një kallëzim të rremë nga Taulant Balla, tashmë është pranuar edhe nga SPAK, megjithatë, nuk po mbahen përgjegjës për këtë kallëzim. Malltezi theksoi se toka në fjalë i përket familjeve pronare dhe nuk ka pasur asnjëherë shpronësim ligjor.

Ai shtoi se toka nuk ka qenë pronë e ish-klubit ‘Partizani’, i cili sipas tij, ka vepruar si “hajdut”, por nuk ka asnjë dokument zyrtar që ta vërtetojë këtë. Malltezi nënvizoi se kallëzimi penal nga Taulant Balla është i pabazë dhe se prokuroria ka nisur procedimin penal më 1 dhjetor 2020, në të njëjtën ditë me kallëzimin.

“Ne jemi në një proces i cili filloi me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës, siç edhe vetë SPAK e pranon tani ndonëse nuk pranon që Taulant Ballën ta mbajë përgjegjës.

E pranon që toka është e familjeve pronare dhe nuk është shpronësuar asnjëherë.

Tokën e familjeve pronare, nuk ishte toka e ish-klubit ‘Partizani’. Por klubi ‘Partizani’ ishte hajduti, nuk ka një copë letër e thotë aktakuza.

Nuk kanë një copë letër akoma. Kjo është kallëzimi penal që ka bërë Taulant Balla.

Vula sipër është vula me datë1/12/2020 kur Taulant Balla ka bërë kallëzimin.

Vula poshtë është fillimi i procedimit penal, në të njëjtën ditë. Urdhërin Taulant Balla, lepepeqe prokuroria.

Kanë gjetur dokumentin që në ‘35, kontratën që është blerë toka. Kanë gjetur dokumenta që Italia ka bërë rekuizim dhe Italia ka tentuar që t’ua marri dhe këto nuk kanë pranuar. Është rekuizim gjatë kohës së Italisë. Gjatë kohës së komunizmit thotë nuk kemi asnjë dokument se si shteti u bë pronar i kësaj toke.

Çka tregon se kjo tokë ka qenë jetë e mot tokë pronarësh. Pra shteti ishte hajduti. Si e mori shteti? Njëlloj siç e merr Edi Rama”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Afera e “hangarit” 21.2 milionë euro/ Çfarë ndodhi në takimin e Pacollit me Ramën dhe Ballukun

Gazment BARDHI Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. …