Rama nuk ndalet, vijon sulmet ndaj prokurores së Shkodrës!

Kryeministri Edi Rama vijon sulmet politike ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli për Thehin. Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive Rama iu përgjigj edhe prokurores Elsa Gjeli, e cila i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shprehu shqetësimin për situatën e krijuar në Theth.

Gjeli kërkoi nga KLP reagim publik “ndaj presionit publik, fyerjes dhe diskreditimit  të figurës së Magjistratit dhe mbrojtjes së pavarësisë së Magjistratëve nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama”.

Rama ka vijuar me akuzat ndaj prokurores Gjeli duke u shprehur se ajo ka refuzuar të shohë veprën penale.

Kërkesën e saj në KLP Rama e konsideron si një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje.

“Siç është bërë e ditur publikisht në një rast flagrance spektakolare ku një fshat i tërë turistik është ndërtuar në mes të Thethit, prokuroria ose më saktë një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur të mos fillojë hetimet. Pra ka refuzuar të shohë për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale”, tha ai

About Redaksia

Check Also

Plas në Theth/Banorët godasin me molotov fadromat e Ramës

Një incident i rëndë është regjistruar në Theth, në kuadër të aksionit për prishjen e …