Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë kundër uzurpimit të pushtetit vendor nga Rama

Qëndrim i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë shpreh shqetësimin e saj për deklaratat publike të bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama, që u bëjnë thirrje kryetarëve të bashkive të ndërmarrin shkarkime masive në administratën vendore, jashtë çdo kuadri ligjor.

I bëjmë thirrje të gjitha bashkive, veçanërisht atyre të drejtuara nga opozita, të qëndrojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, duke mos lejuar që presionet politike apo direktivat e pavend të diktojnë vendimmarrjen administrative.

Administrata vendore është një strukturë profesionale dhe funksionale e ndërtuar mbi parimin e autonomisë vendore, e cila nuk është dhe nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë qendrore apo i mazhorancës politike.

Çdo vendim mbi strukturat dhe funksionet e njësive administrative apo drejtuesve të tyre duhet të bazohet në kritere objektive:

-vlerësim të performancës,

-nevoja të shërbimit publik,

-dhe interesin e qytetarëve.

Shoqata u bën thirrje të zgjedhurve vendorë të mbrojnë integritetin e institucioneve që përfaqësojnë dhe të mos lejojnë asnjë ndërhyrje që cënon rendin kushtetues, vetëqeverisjen lokale dhe besimin e qytetarëve në demokracinë vendore.

Komiteti Drejtues i Shoqates

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …