Situata në Theth/ Gazetari: Erdha nga Norvegjia për pushime, këtu është kaos!

Gazetari Ervin Dushi, i cili ka vizituar Thethin këtë javë për pushime, ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale në këtë zonë të njohur turistike.

Në një intervistë për Syri TV, me moderatoren Armela Ferko, ai theksoi se kaosi dhe tensionet mes autoriteteve dhe banorëve po e bëjnë të pamundur shijimin e bukurive natyrore të Thethit. Dushi theksoi se turistët janë të pakënaqur dhe se situata është bërë shumë e vështirë për të kaluar dhe pushuar, për shkak të

Evrin Dushi

Njeriu vjen në Theth për të kaluar mirë me familjen dhe për t’u qetësuar. Të ndodhur mes eskavatorëve dhe matrapikëve që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes është shumë shqetësuese. Të them realitetin, këtu mbizotëron kaosi. Sot pati edhe një përplasje mes policisë dhe një individi, ku u pa edhe polici të armatosur rëndë. Jo vetëm unë, por të gjithë turistët po e përjetojnë këtë situatë të pakëndshme.

Gjithandej është bërë shumë e vështirë të kalosh dhe të pushosh, dhe është krijuar një situatë ku asnjë turist nuk po e shijon Thethin në këto momente. Pikërisht kjo është ajo që nuk e dëshiruam këtë javë. Populli i Thethit e priste këtë kaos, por jo tani, deri në shtator. Ata në shtator do të bashkëpunonin me shtetin dhe do t’i prisnin vetë. Janë të shumtë ata që po bashkëpunojnë, nuk janë të paktë. Nëse kjo do të ishte ndodhur pas sezonit, nuk do të kishte absolutisht asnjë lloj përplasjeje.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …