Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, ku duken forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën dhe nuk lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Thethi në shtet-rrethim! Turistët largohen në panik. Armiku më i egër i veriut Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin”, shkruan Berisha, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për tensionet e krijuara në zonë.
Në videon e shpërndarë nga lideri demokrat, duken oficerë policie kanë rethuar zonën, ndërsa qytetarët dhe vizitorët ndalohen të kalojnë. Sipas Berishës, kjo është një formë presioni dhe terrori shtetëror ndaj banorëve të Thethit, por edhe ndaj turistëve që kishin zgjedhur këtë zonë për të kaluar pushimet e verës.
“Dënoj me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit”, vijon Berisha në reagimin e tij, duke theksuar se kjo situatë dëmton rëndë turizmin dhe ekonominë vendase në veri të vendit.
Postimi