Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një formë të qartë diktature autoritare.
I ftuar në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, Alizoti tha se, ngjarja në Theth dhe ndërhyrjet e kryeministrit në pushtetin vendor janë sinjale alarmante për shkeljen e ndarjes së pushteteve dhe frikësimin e qytetarëve, biznesit dhe administratës. Ai paralajmëroi se Rama është në rrugën drejt forcimit të mëtejshëm të kontrollit absolut mbi vendin.
“Rama nuk është më surprizë dhe unë besoj që këto zgjedhje ishin vërtet një farsë. Ky Thethi që ndodhi dhe të tjerat që do ndodhin më vonë, janë një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë shqiptarët.
Sot Shqipëria është në fazën e diktaturës autoritare. Demokracia ka një tipologji që ka ndarjen e pushteteve. Nuk përfshihet kryeministri në bashkitë, në pushtetin vendor. Shija estetike, interesi financiar, epshi i kryeministrit që quhet Rama është detyrë për të gjithë. Pra, këtu shteti është bërë autoritar. Shteti është bërë autoritar. Dhe pse është autoritar?
Një shtet autoritar ka disa tipare dhe tipari kryesor është: ndarja e pushteteve nuk ekziston më në Shqipëri. Ai shkon kudo dhe ka një gjë elementare që e ka edhe shteti autoritar dhe sistemi komunist që ishte komunizmi, që qeverisja ka një element bazik, që është frika. Rama shkon në të gjithë Shqipërinë dhe shantazhon, frikëson.
Pra, frikëson të vetët, frikëson qytetarët, frikëson ata që bëjnë biznes. Ky pra është shteti autoritar. Ky po bën siç bëri babai i tij shpirtëror dhe praktik, Enver Hoxha. Kryetarët e bashkisë janë të gjithë ata që çuan administratën në këmbë për të marrë votat. Këta njerëz ky do t’i hajë, sepse kështu është sistemi. Ata që kanë zgjedhur diktaturat do ta rrisin diktaturën e tij dhe Rama do shkojë në rritjen progresive masive të diktaturës”, tha Alizoti