Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na dorëzuar dokumentet! Votat janë mbushur në zyrat e PS

Lideri i opozitës, Sali Berisha, vijon të denoncojë manipulimin e votës së diasporës, duke ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe kompanisë ndërkombëtare postare DHL.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se votat e emigrantëve nuk janë dorëzuar nga qytetarët, por janë “mbushur në zyrat e Partisë Socialiste”. Sipas tij, Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në, duke refuzuar të dorëzojë dokumentet zyrtare që vërtetojnë dorëzimin e zarfeve me firmë nga qytetarët.

“Janë në Itali dhe vende të tjera, në Gjermani.

Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë.

Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.

Gjersa ata e fshehin, nuk kanë firmat e qytetarëve.

Rruga që ndjekim është, ne përsëritëm kërkesën dhe tani do përcaktojmë rrugën që do ndjekim. Por çfarë gjejmë ne?

Ne gjejmë në bashkëautorësi Edi Ramën me udhëzimet që ka dhënë në kundërshtim me kontratën, dhe Ilirjan Celibashin, i cili duhet me çdo kusht të dorëzojë dokumentet”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Gjenerali i Guardia di Finanza: Mafia shqiptare bashkëpunon në nivele të larta në pastrimin e parave

Nga Alba KEPI Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar …