Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës së Shqipërisë.

Ata kanë informuar Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Lokale për shkeljen e Kartës Europiane të Autonomisë Lokale, ndërkohë që Partia Demokratike do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë.

“Letra e tyre është një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj kushtetutshmërisë së vendit.

Ata kanë informuar në radhë të parë Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale sepse Shqipëria ka firmosur kartën dhe po shkel me dy këmbët kartën.
Sigurisht që ne këtë do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë që kemi.

Përfaqësuesit tanë në Këshillin e Europës do ta kenë një çështje të rëndësishme shumë në agjendën e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Po hakmerresh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se të trokitën në derë për aferat ku je zhytur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin …