Berisha publikon skandalin e DHL me nënkontraktorët: U vunë në veprim pas mesazhit të Edi Ramës për zarfet në Greqi

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka denoncuar atë që e cilësoi si një “farsë të organizuar me votën e diasporës” në zgjedhjet e 11-majit.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama për ndërhyrje të paligjshme dhe shtetëzim të procesit zgjedhor, duke publikuar dokumente dhe të dhëna që provojnë manipulimin masiv të votave të emigrantëve, veçanërisht në Greqi.
“Sot për të tretën herë i rikthehemi farsës, manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Edi Rama.
Ju do shihni këtu se DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Edi Ramës.
Pra, ishte Edi rama vetë personalisht që ka urdhëruar DHL të ndryshojë, të marrë nënkontraktor, gjë të cilën ne nuk e pranonim kurrë.
Tani urdhëroni: Rama përgjegjës i farsës zgjedhore me votën e diasporës.
Me 3 maj, Edi Rama u bën thirrje emigrantëve, ‘në Greqi u në një mishmash me ndarjen e zarfeve, shkoni dhe merrini vetë’.
Menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën mesataren ditore.
Numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, mesatarja ditore për periudhën 20 prill- 5 maj ka qenë 1.133 zarfe.
Për periudhën 6-9 maj, 5500 zarfe.
Për datën 7 maj, 6967 zarfe.
Për datën 8 maj, 6967 zarfe.
Për datën 9 maj, 3188 zarfe.
Për datën 10 maj, 5670 zarfe.
Për datën 11 maj, 4415 zarfe.
Pra, thirrja e tij bëhet realitet, prishet çdo lloj lidhje me postën, e tëra shtrohet në rrugën e partisë, me mjetet e partisë.
Me datën 5 maj, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të dërguar me avion dërgesën tuaj, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja për të cilat shërbimi postar, DHL, Fedex, pra shkëputuni dhe shkoni tek nënkontraktorët, u thotë, se kështu nuk merret vesh se çfarë bëhet.
Ka publikuar vetë Express Service në Athinë pikat e nënkontraktorit.
Me datën 10 maj, DHL ka qenë gabim. Janë qindra e qindra zarfe që figurojnë që janë dorëzuar me datë 10 maj.
Janë falsifikuar firmat apo është falsifikuar dokumentacioni i DHL?
Kush janë përgjegjësit?
Pse DHL refuzon të dorëzojë informacionin për kthimin e zarfeve edhe pas disa kërkesave nga PD?
Nuk i jep sepse ato janë mbushur në zyrat e PS”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenerali i Guardia di Finanza: Mafia shqiptare bashkëpunon në nivele të larta në pastrimin e parave

Nga Alba KEPI Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar …