Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë për manipulim të procesit të votimit të diasporës, duke i quajtur fatura të dorëzuara dhe firma të dyshimta si pjesë e një plani të shtetëzuar dhe të paskrupullt për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Ai theksoi se, bazuar në analizën e fatura DHL që u dorëzuan më 10 maj, ishte e qartë se këto veprime ishin të orkestruara dhe kishin si qëllim të ndikojnë në procesin zgjedhor. Berisha u shpreh se ky proces i manipuluar duhet të përballet me një qeveri teknike dhe përsëritje të zgjedhjeve për të siguruar transparencën dhe drejtësinë e tij.
Berisha: Më poshtë disa fatura të DHL për zarfet që janë dorëzuar në datë 10 maj.
10 maj.
10 maj…
10 maj, shih çfarë firme.
10 maj.
10 maj. Imagjinoni ju sa ka votuar ky.
10 maj…
Shih çfarë firmash.
10 maj.
10 maj.
Tani një stampë fjongo, kjo do jetë e Lubisë.
Tjetër, fjongo.
Fjongo.
Firmat si fjongo.
Shikoni, fjongo, fjongo, viza.
Shikoni sa qesharake, sa e paskrupullt, si e kanë manipuluar procesin.
Shenja të tjera.
Firma gjoja këto.
Pra, siç e shihni është procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar.
Ndaj dhe PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve.