Deputetja: Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë!

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka folur rreth situatës së krijuar ditët e fundit në në Theth, duke e përshkruar atë si një “zonë lufte” për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

Në një intervistë për Syri Tv, Bardeli tha se përveç shkatërrimit të shtëpive dhe bujtinave, komuniteti lokal po përballet me reprezalje të paprecedenta, që po ndikojnë keq jo vetëm në jetën e banorëve, por edhe në turizmin e zonës, i cili po shkretohet nga largimet dhe anulimet në masë të turistëve. Bardeli thekson nevojën për dialog të hapur mes institucioneve dhe komunitetit për të gjetur zgjidhje urgjente.

Greta Bardeli: Thethi është si një zonë lufte. Këtu, Policia e Shtetit, IKMT, po bën reprezalje, po shemb çdo gjë, çdo  shtëpi, çdo bujtinë. Po merret me komunitetin e kësaj zone.

Unë isha këtu dhe isha e pranishme në një takim të banorëve bashkë me ‘fratin’ e zonës, të cilët diskutuan dhe janë vetëm për dialog dhe kërkojnë që institucionet qendrore dhe komuniteti i Thethit të jetë i pranishëm bashkarisht në një tryezë të përbashkët dhe të komunikojnë.

Këta njerëz duan zgjidhje urgjente. Duan të komunikojnë me institucionet e shtetit dhe të ndalet gjithë kjo reprezale që po bëhet këtu në Theth. Është një gjendje e trishtueshme, përveç banorëve të cilët janë të mërzitur për atë që po iu ndodh, por edhe turistët të paktë tashmë që kanë mbetur në këtë zonë, janë dëshmitarët e kësaj reprezalje që po ndodh sot në Theth.

Po e dëmton shumë turizmin. Që nga dita e parë që ka nisur, çdo ditë e më tepër largohen turistët dhe janë bërë gjithë ato anulime. Kam kontaktuar me bujtina të ndryshme dhe kanë thënë që shumë turistë kanë anuluar prenotimet e tyre. Tashmë kjo zonë po shkretohet, po abondonohet nga turistët.

Pak më parë më tha një zotëri: Këtu i ka hyrë trishtimi edhe zogjve të malit, jo më turistëve dhe banorëve të zonës dhe shumë e drejtë kjo…

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …