Malltezi, padi për shpifje Alfred Moisiut

Jamarbër MALLTEZI
Kur deklaratat e nje ish-presidenti merren nga shporta e shpifsve, Taulant Balles dhe Adriatik Docit
Ne pergjigje te shpifjeve te pastra te Alfred Moisiut, i cili ne nje interviste ne A2CNN zgjodhi te perseriste shpifjet e Taulant Balles, Karlo Bollinos, Adriatik Docit, se toka e Klubit Partizani ishte shpronesuar nga italianet dhe se drejtesia duhet te kerkonte dokumentat ne Itali, sqaroj publikun se:
– Fakti qe toka NUK ka qene e shpronesuar quhet fakt i njohur zyrtarisht, perderisa eshte botuar ne fletoret zyrtare te kohes se Italise si toke e rekuizuar dhe jo e shpronsuar. (Rekuizimi është okupim për periudhë të përkohshme e pa ndryshuar pronësinë). Kaq do te qe e mjaftueshme per kedo qe respektin ligjin, por vecanerisht per nje ish-president, nese ai do te permbushte kriteret e nje burreshtetasi – respektin per ligjin dhe jo shpifjen.
– Per merakun e ish-presidentit qe mesa duket nuk ka me aftesine te ndjeke detaje, rikujtoj se SPAK jo vetëm ka kryer 3 muaj hetime në Arkivat e Shqipërisë, por ka bere kerkese edhe ne arkivat e Italise nga ku ka marre mbi 10,000 faqe dokumenta, te cilat provojne katerciperisht ate qe shkruhet ne fletoret zyrtare se ajo toke nuk ka qene kurr e shpronesuar.
– Zgjedhja per t’u veteposhteruar nepermjet shpifjes nuk eshte ceshtje moshe, por karakteri. Per te larguar cdo dyshim te publikut mbi kete ceshtje, e njoftoj publikisht z.Moisiu qe meqe ky eshte nje fakt i ditur per te dhe meqe fjalet nuk mund t’i leshoje sic nuk thuhet, do kete mundesi te provoje ose jo, shpifjet e tij ne gjykate.

About Krye Redaktor

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …