Situata në Theth/ Zhupa: Këta janë terroristë, çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjikë!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një video gjatë interpelancës së saj në 19 Dhjetor 2024, me ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaro në lidhje me zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Kumbaro në atë interpelancë mburrte bujtinat e Thethit dhe shpjegonte që ligji ndryshoi pikërisht që ata të kenë mundësi zhvillimi.

Zhupa shkruan se, asnjë nga ndryshimet ligjore dhe vetë mënyra e tyre e qeverisjes skishte të bënte me banorët dhe me interesat e komuniteteve.

Reagimi

Në interpelancë me Mirela Kumbaron më 19 Dhjetor 2024, më mori shembull Thethin, duke lavdëruar bujtinat që sot i shkatërruan paturpërsisht dhe pabesisht.

Në parlament justifikohej se pikërisht për banorët po ndryshohet ligji i zonave të mbrojtura që të zhvillohet eko turizmi dhe mos të largohen nga zona.

Sic ja thashë ashtu edhe doli!

Asnjë nga ndryshimet ligjore dhe vetë mënyra e tyre e qeverisjes skishte të bënte me banorët dhe me interesat e komuniteteve.

Këta janë terroristë mjedisor që çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjikë që ju kanë premtuar detet, malet, tokën e shqiptarëve dhe derisa të na rrëmbejnë edhe ajrin dhe të shkatërrojnë përfundimisht këtë vend.

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Thethi është vetëm fillimi! Rama po bën siç bëri babai i tij shpirtëror, Enver Hoxha!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke …