Situata në Theth/ Zhupa: Këta janë terroristë, çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjikë!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një video gjatë interpelancës së saj në 19 Dhjetor 2024, me ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaro në lidhje me zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Kumbaro në atë interpelancë mburrte bujtinat e Thethit dhe shpjegonte që ligji ndryshoi pikërisht që ata të kenë mundësi zhvillimi.

Zhupa shkruan se, asnjë nga ndryshimet ligjore dhe vetë mënyra e tyre e qeverisjes skishte të bënte me banorët dhe me interesat e komuniteteve.

Reagimi

Në interpelancë me Mirela Kumbaron më 19 Dhjetor 2024, më mori shembull Thethin, duke lavdëruar bujtinat që sot i shkatërruan paturpërsisht dhe pabesisht.

Në parlament justifikohej se pikërisht për banorët po ndryshohet ligji i zonave të mbrojtura që të zhvillohet eko turizmi dhe mos të largohen nga zona.

Sic ja thashë ashtu edhe doli!

Asnjë nga ndryshimet ligjore dhe vetë mënyra e tyre e qeverisjes skishte të bënte me banorët dhe me interesat e komuniteteve.

Këta janë terroristë mjedisor që çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjikë që ju kanë premtuar detet, malet, tokën e shqiptarëve dhe derisa të na rrëmbejnë edhe ajrin dhe të shkatërrojnë përfundimisht këtë vend.

About Redaksia

Check Also

Komplote të reja të fqinjëve ndaj Edi Ramës!!!

Nga Belind KELLIÇI Qeveritë fqinje kanë ndërmarrë disa komplote dhe lëvizje të forta kundër Edi …