“Taksidarët” e Ramës zbresin në terren, terror ndaj biznesit që shet bulmet pa faturë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar Edi Rama, tatimorët kanë zbritur në terren për të ushtruar kontroll dhe terror ndaj bizneseve që shesin bulmet pa faturë.

Kjo nuk është hera e parë që “taksidarët e qeverisë” dalin për të kontrolluar bizneset por përfundojnë duke mbyllur sytë përballë ryshfetit.

Aksioni vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit në Durrës. Ultimatumi synon gjurmueshmërinë e produkteve por kjo masë radikale rrezikon të ketë efekte negative te blektorët dhe prodhuesit e vegjël.

“Duke filluar nga e hëna nuk ka më paralajmërime po vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë”, tha Rama.

Taksidarët e Ramës janë të “stërvitur” me këto aksione pasi e kanë të qartë “objektivin”: Fillimisht terror ndaj biznesit, fermerëve dhe më pas mund të “zbuten” në mënyrë selektive kush nga pronarët i mbush xhepin me para.

Ka dhe një realitet që nuk mund të mos merret në konsideratë. Në Tiranë, ku nuk ka fabrikë përpunimi qumështi si në Lushnje apo Berat e Gjirokastër, ky produkt rrezikon të mbetet i pashitur nga blegtorët e vegjël.

Zgjidhja për ta në këtë rast do të ishte tërheqja e tyre nga mbarështrimi i bagëtive, duke thelluar një krizë që ka nisur prej disa vitesh.

Shqipëria numëron më pak se 1.7 milionë krerë lopë e të imta, nga 2.4 milionë krerë para një dekade.

Nga viti 2020 deri në fund të 2024-ës sipas përllogaritjeve janë blerë nga jashtë 300 milionë euro bulmet dhe 383 milionë euro produkte mishi dhe të brendshmet e tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …