Franc NURI
Sot 14 korrik, 🇫🇷Franca🇫🇷 feston Festën e saj Kombëtare kujtim i Revolucionit Francez, si dita e sulmit të famshëm të Bastijës në 14 korrik 1789.
Burgu i Bastijës ishte simboli i dhunës të pushtetit absolut të një njeriu të vetëm, Mbretit, i cili konsiderohej me ligj si i dërguar i Zotit në tokë. Pas gati 1.000 vitesh pushtet Mbretëror në Francë, turmat e qytetarëve francezeve hapën derën e këtij burgu të padrejtësive, i prenë kokën drejtuesit të burgut dhe shkallmuan çdo gur të asaj godine, që përfaqësonte abuzimin e pushtetit ndajqytetarëve.
Ky akt guximi ndezi revoltën që çoi, katër vjet më vonë, në 1893, në gjyqin dhe prerjen e kokës në gijotinë të Mbretit Luigji i XVI dhe kulmin e idealeve të lirisë, barazisë e vëllazërisë.
Në ditën që Franca feston Revolucionin dhe triumfin e popullit mbi tiraninë e pushtetit absolut, le të na shërbejë si frymëzim për të kuptuar të gjithë se të drejtat dhe liria nuk falen nga lart, por fitohen!
🇫🇷Vive la République, et vive la France!