Rama po vepron si pushtues, po shemb bujtina dhe lokale për interesa oligarkësh dhe klientësh!

Deputetja e PD, Ina Zhupa në një intervistë në Ora News tha se, qeveria është duke u sjellë si një pushtues në veri të vendit me shembjet në Theth.

Jemi në mes të një aksioni si të shkatërrojmë turizmit, në korrik është kulmi i sezonit turistik dhe të kujtohesh për të tilla aksione në mes të sezonit duke larguar turistët dhe duke shembur bujtina dhe lokale, është mos të kesh interesin e Shqipërisë dhe ekonomisë, por vetëm interesa oligarkësh dhe klientësh, qoftë edhe një dëlir të momentit.

Ne nuk kemi në qeverisje që funksionin sipas ligjit dhe paralajmërime institucionale, atyre që kanë shkelur se jo të gjithë kanë shkelur ligji sepse shteti vetë u ka dhënë leje dhe të dejtë për hapësirën publike, apo u ka thënë se do t’u falë edhe gjobat. Nuk është një situatë ku e mira është qeveria dhe e keqja populli, përkundrazi, qeveria është duke u sjellë si pushtues”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …