Vdiq Kadareja, Ramës nuk i duhet më vajza e tij si Ambasadore dhe e shkarkon

Ismail Kadare vdiq një vit më parë dhe tani Ramës nuk i duhet më vajza e tij për qokë.

Ushtari i Ramës në Presidence, Bajram Begaj, ka dekretuar më 14 korrik, lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare.

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e ka mbajtur këtë post diplomatik për vite me radhë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura.

Besiana Kadare, u emërua në këtë post më 1 tetor të vitit 2021, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta. Më parë, ajo ka qenë ambasadore e vendit në OKB.

About Krye Redaktor

Check Also

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin e shpërfytyruar, që është Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tha se, ftesa për në …