Kryetari i Komisionit te Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri duke dale nga ambientet e SPAK. Myzyri u mor ne pyetje si person nen hetim per shperdorim detyre dhe favorizim te kompanive ne tendera/r/n/r/nThe Chairman of the Public Procurement Commission, Jonaid Myzyri, leaving the SPAK premises. Myzyri was questioned as a person under investigation for abuse of office and favoritism in tenders.

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. Kështu e ka nisur rrëfimin anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik L. S., e cila ka pranuar vjedhjen e 200 mijë eurove dhe paundëve dhe rrëmbimin për pak orë të të vëllait.

Kjo ngjarje u zbulua nga SPAK gjatë hetimeve për shkelje të barazisë në tendera dhe ku përgjimet e shfaqnin punonjësen shtetërore duke u ankuar tek familjarët për grabitjen e ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Por ndërsa ky hetim është finalizuar me 11 të pandehur mes tyre edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri, dosja e dytë e grabitjes po investigohet ende nga prokurori Elvin Gokaj.

Zyrtarja thotë se si një person u qëndroi me armë tek koka ndërsa të tjerët kontrolluan banesën derisa gjetën vaultat euro dhe paund. “Pastaj morën peng vëllain dhe e lanë në Labinot që ai të mos denonconte dhe ai u kthye në këmbë” thotë zyrtarja që insiston se paratë ishin dërguar nga vëllezërit e tjerë të cilët janë emigrantë.

Grabitjen e ka pranuar edhe familjari tjetër, ndërkohë që SPAK është në pritje të përgjigjes nga policia lokale e Librazhdit dhe Elbasanit për të marrë detaje mbi ngjarjen.

About Krye Redaktor

Check Also

Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë asgjë!

Duke sfiduar skeptikët në dy vite deklaratë Kryeminisitri Edi Rama reklamoi satelitët Albania 1 dhe …