“Kjo shtëpiza e gurtë në tokën e të zotit në Theth, shembet sepse është e armikut të Ramaduros”!

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi sërish për shembjet në Theth. Ai publikoi një video ku tregohet se si një shtëpi guri në Theth po shembet, ndërkohë që pushtimi i Gjirit të Manastirit mbrohet nga pushteti.

“Kjo shtëpiza e gurtë në tokën e të zotit në Theth, shembet sepse është e armikut të Ramaduros, kurse pushtimi i Gjirit të Manastirit në parkun Kombëtar të Butrinit nga Ramaduro-Gjiknuri mbrohet nga narkoshtetit!

Krim i shëmtuar shtetëror!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …