CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Shpërthim tritoli në një lokal në Tiranë, pronari: Nuk kam konflikte!

Një shpërthim me tritol është regjistruar në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 03:45, në ‘Rrugën e Durrësit’, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Pronari i lokalit, të cilit iu vu tritol mëngjesin e sotëm, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në lokalin e tij. Sipas tij, ai nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Dy kamera që ka lokali, nuk kanë DVR ç’ka e bën të vështirë punën për hetuesit për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera për t’i ndihmuar grupin hetimor.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …