E njëjta gjë ndodhi me brakiterapinë.
12 vite gratë me kancer gjinekologjik pa trajtim, e përsëri propaganda u kujdes të bënte kronika nëpër disa televizione, se nisja nga puna para 7-8 muajsh, ishte një sukses. KLSH thoshte se 600 grave iu mohua trajtimi prej mungesës në 2 vite. (Po prit se QSUT në shtator do “digjet” bashkë me Onkologjikun, për skandalin që kanë “firmosur”. Dhe do shikoni se ky skandal do jetë po aq i frikshëm sa edhe komunikmet e mjekevë të Onkologjikut. Por prisni për to).
TANI,
t’i kthehemi çështjes.
Mua më kanë shkruar vazhdimisht pacientë të cilët duhet të bënin skaner të zemrës. (Angioskaner koronar) dhe më deklaronin se i referonin tek Shefqet Ndroqi, sepse u thoshin se pajisja në QSUT ishte e prishur.
Dhe këta janë pacientë të cilët shkojnë tek Qëndra e Konsultave. Dhe Angioskaneri, prej disa javësh ka filluar të punojë vetëm për pacientët e shtruar në QSUT.
Por këtë të vërtetë Drejtoria e QSUT, nuk e thotë.
Sikundër nuk e thotë se prej fillimvitit 2024 e deri para disa javësh ky skaner nuk ka punuar. Ka qënë prishur. Ka këllqe drejtoria të vërtetoj të kundërtën?
Një drejtori që ka dosjet plot me ankesa të frikshme nga mjekë, e pacientë, por që i kanë lënë të myken. Por prisni shtatorin. Shtatori do jetë shumë i nxehtë për atë spital. Keni fjalën time të nderit për këtë.
Dhe e fundit.
A ka këllqe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë të përgënjeshtroj se:
1-Pacientët 10-15 ditët e fundit të çdo muaji s’bëjnë dot analizat. Mbyllet fondi.
2. Që pacientët me kancer nuk bëjnë dot Pet-Scaner në QSUT.
3. Që Ecmon-n që morët, se keni vendosur ende në punë tek Kardiokirugjia.
4. Që disa shefa pavionesh, vijojnë ende t’i çojnë pacientët tek klinikat e tyre private
5. Që Reanimacioni Qëndror, s’ka vende të mjaftueshme për të përballur fluksin e pacientëve.
6. Që Pediatria e Specialiteteve s’ka pasur ujë të ngrohtë deri para pak javësh (tani se di)
Etj etj etj,
Pse s’më keni përgënjeshtruar mungesën e kimiove tek Onko-Pediatria?
Pse s’më keni përgënjeshtruar për mungesën e kimiove tek Onkologjiku?
Sa qesharakë jeni!
Kërkoni të gjeni gjilpërën në kashtë, tek statuset e mia, se mos gjeni diçka që nuk qëndron, e pastaj gjoja të më delegjitimoni. POR S’KENI PËR T’IA ARRITUR KURRË.
UNË KAM NDËRGJEGJE. KAM KËLLQE, KAM DINJITET. DHE JAM AQ I AFTË DHE PROFESIONAL, SA PËR DIÇKA QË UNË MUND TA GABOJ, SE NJERI JAM, REAGOJ PËRSËRI, E TËRHIQEM.
Po ju, a keni dinjitet?
SFIDË PUBLIKE: DEBAT PUBLIK.
UNË JAM I GATSHËM TË VI KURDO DONI JU.
I VETËM, PO DESHËT!
EDHE TELEVIZIONIN E ZGJIDHNI JU!
TË VËRTETËN, DHE BESIMIN TIM TEK E VËRTETA, KURRË S’DO TA ZHBËNI.
KENI KËLLQE, HAJDENI NË DEBAT.