Jamarbër Malltezi ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtësisë shqiptare, duke i cilësuar hetimet ndaj familjes Berisha si të porositura politikisht.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se gjatë Kongresit të Partisë Socialiste në prill të vitit 2022, Rama ka urdhëruar nisjen e procedimit penal ndaj Berishës dhe më pas, sipas Malltezit, prokurorë të nënshtruar apo militantë partie nisën hetime 30-vjeçare në tri brezni, deri tek mbesat e palindura të Sali Berishës.
Malltezi ka publikuar një nga kërkesat e hetimit që daton nga viti 1995, për të treguar sipas tij absurdin e procesit. Ai shton në një tjetër status se “pisllëku nuk ka kufi”, duke iu referuar një rasti ku, është kërkuar arrestimi i liderit të opozitës me pretendimin se duheshin hetuar masat kundër zjarrit në pallate të ndërtuara në tokat e “pronarëve fisnikë të Tiranës”. Ai akuzon drejtpërdrejt ish-ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, duke ironizuar me një emoji të neverisë, i cili veç të tjerave ka bërë edhe kallëzim të rremë dhe ende nuk merret në hetim nga drejtësia.
Postimit i janë bashkangjitur edhe disa dokumente që, tregojnë përpjekjet e drejtësisë për të justifikuar një proces të motivuar politikisht ndaj Berishës dhe familjarëve të tij.
Postimi
Edi Rama në kongresin e PS në Prill 2022 urdhëroi procedimin e Sali Berishës dhe prokurorët e nënshtruar apo militantë partie nisën hetime 30 vjeçare në 3 brezni deri tek mbesat e palindura të Sali Berishës. Ja 1 nga këto kërkesa e përgjigja nga 1995!
Postimi
Pisllëk pa kufi: kërkuan arrest të liderit të opozitës se i duhej të hetonin nga taulant balla a kishte apo nuk kishte masa kundër zjarrit pallatet në tokën e pronatëve fisnikë të Tiranës.