Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi një denoncim në lidhje me pagesat e munguara për policët e burgjeve. Berisha shkruan se, Uluzi mashtruesi nuk u jep pagesat policëve të burgjeve
Postimi
Denoncohet Uluzi Mashtruesi.
Lexoni denoncimin e policit dixhital.
I nderuar Profesor Doktor Sali Berisha, po ju sjell një mynxyrë nga I.E.V.P 313 Jordan Misja.
U trumbetua me të madhe për rritje pagash, por ministri gënjeu se ne na kanë vjedhur, jo vetëm rritje nuk shijuam, por orët e natës nuk na janë paguar edhe pse kemi punuar në kushte vdekjeprurëse me mbi 50 gradë e mungesë oksigjeni.
Me arsyetimin për mungesë fondesh na kanë privuar pagesën e vështirësisë për të paguar gjoja shtesën e pagës nga e cila kanë përfituar patronazhistët e administratës dhe policët që shërbejnë në turnin e parë me kondicioner e klima me lekët tona të vështirësisë dhe ditëve të tepërta të punës.
Ju lutem bëje publike, por pa përmendur emrin pasi na kanë kërcënuar me largime nga puna.
Thuhet që për muajin shtator nuk ka fond për të paguar dhe pagat se kanë konsumuar fondin e pagave për uniforma me kosto 3500 euro për polic.